Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani ia ndan Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”

Gazeta10
06 March 2023 - 11:14

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”.

Osmani këtë e bëri gjatë një vizite në shtëpinë e familjes Jashari.

Ajo bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në varrezat e Prekazit, në nderim të 25-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe familjes së tij e cila njihet me emrin “Epopeja e UÇK-së”.

Ndërkaq ndarja e “Udhrit të Lirisë” për Rifat Jasharin, ishte bërë kohë më parë nga ana e të parës së shtetit. E dorëzimi i tij u bë sot pasi Rifat Jashari, në kohën e ndarjes kishte qenë në Gjermani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.