Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prishtina obligon gastronomet të furnizohen me pajisje që e masin zhurmën

Gazeta10
06 March 2023 - 15:42

Komuna e Prishtinës ka njoftuar lokalet në sektorin e gastronomisë se me Rregulloren e re duhet të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar të zhurmës.

“Ju njoftojmë se, me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës , subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet OBLIGOHEN të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, subjektet afariste si: kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të gjitha hapësirat e gastronomisë në kuadër të lokaleve që ushtrojnë veprimtari të ndryshme, të shfrytëzojnë afatin e aplikimit deri më 13 mars 2023, në ora 16:00, për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës.

Aplikimi online, sipas Komunës mund të bëhet në linkun: https://apliko.ndotja-akustike.com. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.