Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

EURO 2024/ Ja kur kthehen “Dardanët” në fushë

Gazeta10
06 Mars 2023 - 17:00

Rikthimi i Kombëtares së Kosovës në futboll në aksion po ofrohet dhe sfida që i pret është mjaft e rëndësishme, por aspak e lehtë.

Kualifikimet për në Kampionatin Evropian EURO 2024 do të jetë rruga që do ta nisin “Dardanët” më 25 mars dhe ballafaqimi i parë do të jetë kundër Izraelit, ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Tel Aviv”.

Kosova është pjesë e Grupit I të këtyre kualifikimeve dhe përveç Izraelit, do të ketë përballë edhe kombëtare të tjera të forta si Zvicra, Andorra, Bjellorusia dhe Rumania.

Nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, Kosova do të kërkojë të bëjë histori duke u kualifikuar për në fazat finale të EURO 2024, objektiv të cilin e ka thënë fuqishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.