Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

13 – vjeçarit nga Mitrovica i refuzohet aplikimi për shtesa

Gazeta10
06 March 2023 - 19:44

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Familja Gashi nga Mitrovica, tre muaj më parë kishte aplikuar për shtesat e fëmijëve në kuadër të masës 3.5 të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Por, njëri nga dy fëmijët e tyre, kishte mbetur jashtë kësaj liste, ani pse i plotësonte të gjitha kushtet për të qenë përfitues. E menjëherë pas raportimit të Kanal 10, Ministria e Financave ka kontaktuar familjen.

Bahri Gashi nga Mitrovica ka dy fëmijë, por vetëm për njërin merr shtesa mujore.

Ai para tre muajsh kishte aplikuar për këto shtesa, por vetëm për vajzën 11-vjeçare i ishte pranuar aplikimi, ndërsa për djalin 13-vjeçar, një gjë e tillë i ishte pamundësuar.

Arsyen e refuzimit, ai thotë se ende nuk e din, pasi sipas tij, ka qenë e pamundur rënia në kontakt me Ministrinë e Financave.

Ai thotë se ka aplikuar për herë të dytë, por që sërish i është refuzuar, megjithëse sipas tij, ka dërguar edhe dokumente shtesë.

Pas raportimit të Kanal10, Ministria e Financave ka pranuar që ta shqyrtojë rastin dhe në një përgjigje me shkrim, është thënë se pala duhet të përmirësojë disa të dhëna me rastin e aplikimit.

“Për fëmijën e dytë, rezulton që të dhënat nuk përputhen me të dhënat e nënës. Andaj, është kërkuar nga aplikantja që të trajtohet tek zyra e gjendjes civile për azhurimin e të dhënave apo ndërlidhjen e numrit personal të nënës dhe fëmijës.”

Ndryshe, që nga janari i këtij viti, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare gëzojnë shtesat mujore në shumë prej 10 eurosh për secilin prej tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.