Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci, mësimdhënësve për 7 Mars: Mësimdhënia është mision

Gazeta10
07 March 2023 - 9:27

Në Ditën e Mësuesit, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përmes një video mesazhi ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovë, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre, raporton Gazeta10.

“Mësimdhënia mbi të gjitha është një mision sidomos në rrethanat në të cilat jemi gjendur ne, kur krahas arsimit është bartur brez pas brezi edhe fryma e atdhedashurisë dhe kërkesës së fuqishme për liri e shtet”, ka thënë Nagavci.

Sipas Nagavcit  sot misioni ynë mbetet këmbëngulja për punë dhe përkushtim, angazhim të gjithmbarshëm të mësimdhënësve tanë për ta avancuar mësimdhënien dhe për ta bërë atë konkurrente me vendet e zhvilluara.

“Si mësimdhënëse dje, dhe si ministre sot, njoh dhe vlerësoj pafundësisht punën tuaj. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në përpjekjen për të bërë më të mirën për fëmijët tanë, uroj që të keni gjithmon vullnetin dhe motivin që fëmijët tanë  t’i përgatisim për të ecur të sigurt me bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë”, tha Nagavci. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.