
Ushtarët rusë kanë vrarë një të burgosur lufte të paarmatosur ukrainas, raporton BBC, transmeton Gazeta10.
BBC raporton se i burgosuri kishte qenë duke pirë cigare para se të qëllohej nga ushtarët rusë.
Ndërkaq Ukraina është zotuar të gjejë ushtarët rusë që me sa duket vranë një të burgosur lufte të paarmatosur ukrainas, pasi pamjet grafike u shfaqën në internet.
“Ne do t’i gjejmë vrasësit,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky vonë të hënën./Gazeta10
