Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drenica synon fitoren e radhës ndaj Trepçës 89, formacionet zyrtare

Gazeta10
08 March 2023 - 13:11

Drenica dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, raporton Gazeta10.

Kuqezinjtë janë nikoqir të Minatorëve në takimin që pritet të zhvillohet në “Bajram Aliu” ka filluar nga ora 13:00.

Ekipi i Bledar Devollit vjen nga fitorja e parë në pranverë dhe synon të dytën për t’u larguar nga zona e rënies nga kategoria.

Në anën tjetër, ekipi i Shpëtim Idrizit ka marrë një barazim pas tri humbjeve radhazi dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Shala; Lushtaku, Thaqi, Dervishaj, Da Silva, Kastrati, Bejta, Abazi, Loshaj, Koxy, Olayemi

Trepça ’89: Ymeri; Muja, Dushi, Mashau, Nimani, Sahiti, Rrahmani, Agustine, Karamo, Haliti, Adu-Kwaw./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.