
Në mungesë të kuorumit, me një orë vonesë ka nisur vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën është paraparë të shqyrtohen 52 pika të mbetura pa përfunduar në nëntë seanca plenare të kaluara.
Kuvendi ka nisur punimet vetëm pas heqjes nga rendi i ditës i votimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Mirëpo dy partitë opozitare, PDK dhe LDK kanë lëshuar seancën me arsyetimin se pozita tash e sa kohë është duke e bllokuar kuvendin me mos votimin e pikave të rëndit të ditës siç ndodhi edhe sot me tri marrëveshjet ndërkombëtare. /Gazeta10/