
Sot është bërë hapja e dyerve të Prishtina Mall për mysafirët special përfshirë edhe personat të cilët kanë investuar me bizneset e tyre në këtë qendër të madhe tregtare, shkruan Gazeta10.
Anëtari i bordit të kompanisë Sonear Sierra, Vullnet Latifi, për INFO10 ka thënë se kjo datë nuk është vendosur rastësisht për hapjen e dyerve për mysafirët special të kompanisë, duke theksuar se pjesa më e madhe e fuqisë punëtorë në këtë biznes janë gra.
“Asnjë gjë nuk është rastësi, gjithçka është menduar mirë, derisa kemi arrit në këtë pikë me i hap dyert. Sot është ceremonia e hapjes për mysafirët special të ftuar kurse nesër hapet për publikun. Nuk ka gjë më të mirë se sa të respektosh gjininë e bukur, e aq më tepër unë do të thoja se numri më i madh i punëtoreve që do të jenë këtu janë femra, andaj ne jemi mundu dhe e kemi planifikuar që pikërisht ceremonia e hapjes të bëhet me 8 Mars. Andaj shfrytëzojë rastin që sot të ua urojë çdo gruaje 8 Marsin.”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se me këtë qendër tregtare, projektin, menaxhimin e punës së bërë, kanë arritur që të lejnë mbresa edhe tek investitorë të huaj./Gazeta10