
Raporti: Kanal 10
Anëtaret e bordit të grave deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë premtuar angazhim më të madh rreth punësimit të grave në Kosovë. Ato kanë thënë se do të jenë aktive për të mbikëqyrur ligjet që prekin jetesën e grave në Kosovë.
Dita e Gruas, si rrallë herë ka bërë bashkë gratë deputete të të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës.
Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë kërkuar punësim më të madh të grave.
Të drejta të barabarta për gratë në tregun e punës dhe më shumë hapësirë për gratë në politikë ishin disa nga kërkesat e tyre.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, premtoi se çdo aktivitet të tyre do ta lidhin me këtë temë, duke shtuar se punësimi është kusht për barazi.
Ndërkaq, edhe deputetet e subjekteve opozitare nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja vlerësuan se gratë duhet të kenë përfaqësim të barabartë dhe të përfshihen njësojë në proceset vendimmarrëse.
Ndërkaq, gjatë kësaj konference është thënë se vëmendjen e shtuar do ta kenë në ligjet që prekin jetesën e grave në Kosovë.