
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” një banorë nga Fushë Kosova është ankuar se nga shkolla “Mihal Grameno” e deri në semaforët te mbikalimi është ngushtuar rruga.
Sipas këtij banori, këmbësorët në këtë pjesë nuk kanë ku të kalojnë, raporton Gazeta10.
Kjo po shkakton probleme për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës.
Krejt kjo po ndodh nga makinat të cilat po i vendosin në vende jo të duhura./Gazeta10