
Këshilli i Ministrave të BE-së sot ka votuar pro heqjes së vizave për Kosovën, e dikush krejt punën disa vjeçare për plotësimin e kritereve të duhura, po ia atribuon kryeministrit aktual që tani e dy vite e ka këtë pozitë, Albin Kurti
Avokati Tomë Gashi, thotë se kryeministri e arriti për 10 sekonda atë që të tjerët se arritën për 10 vjet.
“Atë që të tjerët nuk e arritën për 10 vjet, Albini e arriti për 10 sekonda! Votimi për liberalizim të vizave u bë nga shtetet e Evropës për 10 sekonda.”, ka shkruar ai, raporton Gazeta10.
Por, avokati që njihet si mbështetës i partisë në pushtet, ka edhe një porosi, duke thënë se “mos i hapni shampanjat siç i hapnin të tjerët dhe mos thuani që liberalizimi ka ndodhur pardje sepse votimi për liberalizim është bërë sot.”.
Sot Këshilli i Ministrave të BE-së, ia jepi dritën jeshile liberalizimit të vizave, e cila pritet të votohet edhe nga Parlamenti Evropian, që njihet si institucion goxha pro Kosovës.
Pro vendimit të Këshillit të Evropës votuan edhe Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Slovakia, vende të cilat nuk e njohin shtetësinë e Kosovës./Gazeta10