Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti dënon incidentin në Gramsh: Urojmë që të zbardhen sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes 

Gazeta10
21 Gusht 2022 - 12:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar incidentin në Gramsh të Shqipërisë, ky dy shtetas me pasaporta ruse, e një ukrainase sulmuar ushtarët e Uzinës ushtarake. 

Nëpërmjet një njoftimi për medie, Qeveria ka thënë se u dëshiron shërim të shpejtë dy ushtarakëve, teksa ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, duke uruar që të zbardhen sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes. 

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.

Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes.

Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10    

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.