Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhiro e 27-të në Premierligë na sjell ndeshje interesante

Gazeta10
10 March 2023 - 10:12

Kjo fundjavë na sjellë disa ndeshje interesante në Premierligë me Arsenal e Manchester City që zhvillojnë ‘luftën’ e tyre për titullin kampion.

Të parët në tabelë, Arsenali e zhvillon ndeshjen e kësaj javë si mysafir i Fulham të dielën më 12 mars me fillim nga ora 15:00. “Topçinjtë” hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Bournemouth javën e kaluar, ndërsa Fulham paraqiten në këtë ndeshje pas humbjes 3-2 ndaj Brentford.

Manchester City, të drejtuar nga Pep Guardiola, vazhdojnë luftën për titullin kampion në ndeshjen ndaj Crystal Palace, ndeshje që luhet të shtunën me fillim nga ora 18:30.

Liverpool luajnë të shtunën ndaj Bournemouth pas fitores së thellë të arritur ndaj Manchester United në xhiron e kaluar. Ndeshja që luhet në “Vitality Stadium” fillon nga ora 13:30.

Manchester United rikthehet në aksion këtë xhiro pas humbjes turpëruese ndaj Liverpool me rezultat 7-0, me “Djajtë e Kuq” që përballë do të kenë skuadrën e Southampton. “Old Trafford” do të jetë mikpritës i kësaj ndeshje që luhet të dielën nga ora 15:00.

Chelsea i Graham Potter do të kërkojë fitoren e dytë radhazi në elitën e futbollit anglez në ndeshjen ndaj Leicester City. Londinezët do të udhëtojnë në “King Power Stadium”, me ndeshjen që luhet të shtunën nga ora 16:00.

Tabelës i prin skuadra e Arsenal me 63 pikë, ndërsa ndjekësi i tyre më i afërt është Manchester City me 58 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.