
Kjo fundjavë na sjellë xhiron e 25-të në La Liga, me Bilbao – Barcelona si ndeshja kryesore.
Ndeshja që luhet në “San Mames” i vë përballë skuadrën e Bilbaos me liderin e tabelës, Barcelonës, e cila po kalon formë shumë të mirë xhirot e fundit. Ky duel luhet të dielën nga ora 21:00.
Kampioni në fuqi i La Ligas, Real Madrid do të jetë nikoqir i skuadrës së Espanyol, në ndeshjen që luhet të shtunën në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 14:00. “Los Blancos” hyjnë në këtë ndeshje pas barazimit 0-0 ndaj Real Betis, ndërsa Espanyoli pas humbjes nga Real Valladollid.
Skuadra tjetër nga qyteti i Madridit, Atletico Madrid do të jetë mysafir i Gironës të hënën, me ndeshjen që luhet nga ora 21:00.
Në krye të tabelës qëndron ekipi i Barcelonës me 62 pikë, 9 më shumë se vendi i dytë, Real Madridi. Top katërshen e mbyllin skuadrat si Atletico Madrid e Real Sociedad.