Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deklarata e Bogujevcit, Teologët e quajnë imoralitet, KMDLNJ i del në mbrojtje

Gazeta10
10 March 2023 - 19:04

Raporti: Saranda Aliu

Deklarata e deputetes Saranda Bogujevci ka zgjuar reagime të forta në shoqërinë kosovare. Jo vetëm politike, por edhe me përmbajtje racore e kërcënuese. KMDLN-ja e konsideron shkelje të të drejtave të njeriut valën e komenteve negative ndaj deputetes. “Imorale” këtë dukuri e ka cilësuar një teolog. 

Jo vetëm në Kuvendin e Kosovës, debatet e kritikat vazhduan edhe në rrjete sociale.

Shumë prej komenteve negative në shënjestër kishin nënkryetaren e kuvendit të Kosovës, deputetetn e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.

Krejt kjo pasi ajo gjatë seancës së të enjtes tha se ka zgjedhur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur nevojë për një burrë.

E krejt këto komente negative nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i kanë konsideruar shkelje të të drejtave të njeriut, derisa janë shprehur se secili ka të drejtë të vendos vetë se si dëshiron të sjellë në jetë një fryt të ri.

Por për teologët kjo gjë është e papranueshme.

Riprodhimi dhe fertilizimi me asistim mjekësor, sipas teologut Fitim Flugaj është i ndaluar në fenë islame dhe se fëmija që bëhet nga një rast i tillë sipas tij është “fëmijë i amoralit”.

Në seancën e së enjtes në kuvend, kundër Projektligjit i cili lejon fertilizimin e asistuar për gratë e pamartuara është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Ai ka kërkuar që projektligji në fjalë të rishikohet, pasi sipas tij cenon familjen. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.