Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi kujton demonstratat e 81-s dhe kontributin e studentëve e profesorëve

Gazeta10
11 March 2023 - 13:48

Në 42 vjetorin e demonstratave të studentëve kundër pushtetit serb, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili ka thënë se 42 vite më parë, mijëra studentë të guximshëm, idealistë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës – u ngritën bashkë dhe njëzëri – për të kundërshtuar një sistem shtypës dhe armiqësor.

“11 marsi i vitit 1981, mbi të gjitha, ishte artikulim dhe manifestim gjithëpopullor i kërkesave tona politike, ekonomike, shoqërore e arsimore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, raporton Gazeta10.

Ai tutje ka kujtuar e nderuar studentët e rënë në ballë të këtyre protestave.

“Sot, kujtojmë dhe vlerësojmë edhe kontributin e të gjithë studentëve, profesorëve dhe të të gjithë popullit tonë që bashkë nisën ndryshimin e kursit të historisë dhe projektimin e ëndrrave të reja për Kosovën”, ka deklaruar në fund Krasniqi.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.