Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bournemouth i hakmerret Liverpoolit

Gazeta10
11 March 2023 - 15:43

Gjatë ditës së shtunë ka nisur xhiro e 27-të në Premier League, me ndeshjen Bournemouth – Liverpool.

Ndeshja e luajtur në “Vitality Stadium” përfundoi në të mirë të Bournemouth, i cili fitoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores për “The Cherries” e shënoi mesfushori anglez, Billing. Ky gol ishte i pesti i realizuar nga 26-vjeçari në Premier League këtë sezon.

Liverpool kishte mundësi të mirë që në minutën e 69-të të barazonte, mirëpo Mohamed Salah dështoi të shënojë nga penaltia.

Liverpool hyri në këtë përballje pas fitores me rezultat të thellë ndaj Manchester United, ndërsa Bournemouth pas humbjes nga lideri i tabelës, Arsenali me rezultat 3-2.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve në fillim të sezonit përfundoi me një fitore për “Të Kuqtë” me rezultat 9-0.

Pas kësaj fitore, Bourrnemouth largohet nga zona e rrëzikshme të paktën për një ditë, duke u pozicionuar e 16-ta në tabelë me 24 pikë, ndërsa të besuarit e Jurgen Klopp e gjejnë vetën në pozitën e pestë në tabelë me 42 pikë të tubuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.