Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryediplomati grek sot vizitë në Kosovë, pritet nga Osmani

Gazeta10
12 March 2023 - 8:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ministri Dendias pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Por Kosova dhe Greqia zhvillohen raporte normale diplomatike dhe tregtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.