
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.
Gjatë këtij video-mesazhi, Kurti foli për takimin e 18 marsit, ku përmendi edhe refuzimin e Serbisë për një marrëveshje në Bruksel, duke theksuar se Kosova po tregon konstruktivitet.
“Në takimin trilateral në Bruksel, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, të Maqedonisë së Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin”, tha ai./Gazeta10