Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dendias takohet edhe me homologen Gërvalla, flasin për dialogun

Gazeta10
12 March 2023 - 16:14

Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kanë qenë tema diskutimi mes ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kështu ka njoftuar Dendias në një publikim në llogarinë e tij në Twitter.

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.

Dendias po ashtu ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.