Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nuk ka fitues në “Old Trafford”, Southampton ia merr një pikë Man Unitedit

Gazeta10
12 March 2023 - 17:16

Është mbyllur pa gola dueli mes Manchester United dhe Southampton, në takimin që u luajt në “Old Trafford” në kuadër të javës së 27-të në Premier League.

“Djajtë e Kuq” po kërkonin rikthimin tek fitoret në ligë pas asaj humbje turpëruese ndaj Liverpool në “Anfield” me rezultat 7-0 javën e kaluar.

Gjithçka filloi mirë për vendasit, ku ata patën disa raste të mira shënimi në fillimin e ndeshjes, por një karton i kuq i marrë nga Casemiro në minutën e 34-të pas një ndërhyrje të rrezikshme në Carlos Alcaraz, prishi balancin e ekipit duke e detyruar trajnerin ten Haag të zëvendësoj holandezin Weghorst dhe në vend të tij të inkuadroj mesfushorin skocez McTominay.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, pamë një Southampton më dominues të cilët u munduan ta shfrytëzonin avantazhin numerik që kishin në fushë, por të gjitha tentativat për të shënuar gol u ndalën me sukses nga David De Gea, i cili arriti të mbaj portën e pastër në këtë ndeshje.

Pas këtij barazimi, Manchester United shkon në kuotën e 50 pikëve duke mbajtur pozitën e 3-të në tabelë, ndërsa Southampton tash ka 2 ndeshje pa fitore në Premier League dhe pozicionohet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 22 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.