Duhet Lexuar

“A do ta pranoni Zajednicën?”- Lekaj drejtuar Kurtit: Kujdes në dialogun me Serbinë

Gazeta10
02 Mars 2023 - 23:30

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i është drejtuar sot kryeministrit Albin Kurti, duke e pyetur se a do të pranojë që ta themelojë “Zajednicën” të cilën aq fort e ka kundërshtuar.

Ai i ka kërkuar Kurtit që të ketë kujdes në dialog me Serbinë, raporton Gazeta10.

“Kryeministër e di që dialogun me Serbinë dhe ‘Zajednicën’ nuk e ke pranuar asnjëherë. E di që çdo herë jeni thirrur në dialog me serbët lokalë dhe jo të ulesh në tavolinë me Vuçiqin. Ja sot ku kemi ardhur kur e kanë hequr në dialog fjalën njohje”, tha ai.

“Nëse e keni kundërshtuar fuqishëm ‘Zajendnicën’, a do ta pranoni atë? A do ta pranoni statusin e kishave ortodokse serbe?”, përfundoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.