Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A është penduar Milaim Zeka, për 75 trëndafilat që i dërgoi Enver Hoxhës?

Gazeta10
29 November 2022 - 21:32

Milaim Zeka teksa ka treguar se nuk është penduar për 75 trëndafilët e dërguar Enver Hoxhës, ai ka thënë se në vitin 1983 ishte distancuar nga politika e brendshme e Enver Hoxhës.

Zeka në Politiko e ka quajtur regjim të egër, qeverisjen e Enver Hoxhës, pasi sipas tij, ai ua ndaloi shqiptarëve të besonin edhe në Zot, shkruan Gazeta10.

“Për aktin e 75 trëndafilave për Enver Hoxhën, deri në vdekje jam krenar, ato ja dërgova Shqipërisë. Në vitin 1993, Shqipëria është nëna jonë e dyfisht si për nga ana sociale dhe ajo kombëtare. Andrrat tona u dëshmuan kur 800 mijë refugjatë nga Kosova shkuan në gjirin e Shqipërisë sqë lodhur. Në vitin 1983 jam distancuar nga politika e brendshme e Enver Hoxhës, jam distance nga lufta e klasave. Një regjim aq i egër, të burgos, të pushkatoj e të internoj elitën e kombit shqiptar, s’mundesh me arsyetu. Një regjim që e ndaloi besimin te Zoti, që tha Zoti është partia dhe baba i Zotit është Enver Hoxha, s’mund ta arsyetosh”, tha Zeka në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.