
Gazetari Kushtrim Sadiku e ka pyetur Jabllanoviq në “Politiko” se cili është roli i Radojçiqit dhe Veselinoviq në veri të Mitrovicës, a janë ata bosat e veriut që vendosin gjithçka, a janë ata të deleguarit e Vuçiqit?
E ish ministri serb, Aleksandar Jabllanoviq është përgjigjur se nuk duhet t’i fusim në të njëjtin thes.
“Nuk i kisha fut në një thes Veselinoviqin dhe Radojçiqin, sepse Veselinoviq nuk ka asnjë lidhje me politikën, dhe un këtë as nuk dua ta komentojë, por Radojçiq është kundështar kryesor i partisë time dhe mund të them se metodat që është duke i përdorë ai dhe Lista Serbe janë metoda që për mua si njeri janë politikisht jo korrekte dhe të papranueshme”, u shpreh ai./Gazeta10