
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, veprimet e kryeministrit të vendit për katër komunat e veriut, i ka cilësuar taktike për t’i ikur themelimit të Asociacionit.
Madje ai ka thënë se duhet pyetur se me kë është duke bashkëpunuar kryeministri, duke përmendur edhe disa vende jodemokratike.
‘’A ka gjasa që të thuhet se sa mirë po verpon Kurti, bravo i qoftë, qështu se ata s’marrin vesh ndryshe edhe amerikanëve duhet me iu kallxu që na nuk lëshojmë pe, na jemi kështu e ashtu. Atëherë nalesh dhe mendon ku është pragmatizmi? Me kë je ka bashkëpunon, a je me Kinën, botën e Islamit politik a me Rusinë?’’, tha ai në ”Prime Time”.
Tutje, zëdhënësi i PDK-së ka thënë se Kurti dëshiron të shpëtojë me nder, sepse qëllimi i tij nuk është përparimi i Kosovës, por fitorja e tij.
‘’Mos po don me ni donkishotizëm vetanak për të hyrë diçka që duket se mund të jetë ashtu. Donkishotizëm i tij për të hyrë kamikazë dhe të bëj çfarë po bën. Faktikisht ai don të shpetoj me nder. Don me shpetu prej kësaj rrethane me taktizime të tilla, s’i jep pesë pare se ku do me mbërri Kosova. S’e ka dert gjeopolitikën. Ky don me fitu sot për nesër, kështu po i shkon, kështu po fiton, po Kosova s’o ka fiton me Kurtin.’’, tha ai./Gazeta10