
Kritika e akuza ndaj partisë në pushtet, Vetëvendosje ka hedhur deputetja e LDK-së, Valentina-Bunjaku-Rexhepi e cila shtoi se deputetët të partisë së kryeministrtit, i kanë shprehur asaj pakënaqësi të shumta.
Bunjaku-Rexhepi theksoi se LDK-ja për të gjithë deputetët e qytetarët, është e hapur që t’i pranojë, shkruan Gazeta10.
“Ne nuk kemi peshku, por kanë ardh. Të gjithë ata që besojnë në LDK janë të mirëseardhur. Qofshin deputetë, qytetarë, shoqëri civile apo qytetarë, në LDK ka demokraci dhe i ka hapur dyertë për kuadro tjera. Nuk ka qenë tendencë e LDK-së të marrë deputetët nga partitë tjera. Me këtë keq-qeverisje shumë depuetët të LVV-së po e thojnë vazhdimisht që kanë gabuar që janë pjesë e VV-së. Ma kanë thënë edhe mua, që s’janë të kënaqur me politikat e Kurtit, po tentohet të manipulohet me votat e deputetëve. Nuk janë të lirë të votojnë çkado”, tha Bunjaku-Rexhepi në Info10./Gazeta10