
Komentatori politik Ardit Gjinali ka deklaruar se pozita e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është rezultat i një verdikti demokratik, ndërsa vlerësoi se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e partisë edhe nëse shkarkohet nga posti i kryetarit.
Sipas Gjinalit, nëse Abdixhiku nuk shkarkohet, ai do të vazhdojë ta udhëheqë LDK-në, ndërsa në rast të shkarkimit, partia do të hyjë në një proces të ri për zgjedhjen e kryetarit.
“Lumir Abdixhiku është një verdikt demokratik. Nëse nuk shkarkohet, do të vijojë. Nëse shkarkohet, normalisht do të ketë një proces të ri për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së. Rreth pyetjes nëse do të qëndrojë në LDK në rast të shkarkimit, unë mendoj që po, ai do të vazhdojë të qëndrojë”, ka deklaruar Gjinali./Gazeta10