
Gazetari, Ridvan Berisha në emisionin debatues Politiko në Kanal10 në një debat me kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj për incizimet e reja mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit ka pyetur Molliqaj se “a keni informacione që Kurti i ka thënë Kusarit më folë me Simiqin?”.
“Mbrojtja me kaq fanatizëm për mua nuk po paraqet lajme sepse Kusari një ditë mengjesi ose masdite ose darke mund ta dekonspiroj krejt situatën sepse kjo ka ndrruar disa subjekt politike, në fakt ndosha kta mund ta mbrojnë edhe vetën jemi në një teren spekulativ zoti Molliqaj në diskutimin që ktu ka vdekur demokracia sundimi i ligjit, etj, por a ke informacione që Kurti i ka thënë Kusarit më folë me Simiqin?,” ka thënë ai.
Molliqaj ka thënë se nuk është se nëse bisedon me një njeri i cili është i kërkuar për krime shumë të larta kjo është e pa pranueshme pavarësisht nëse je pjesë e LVV-së, dhe se ai tha se nuk ka gjasa që dikush nga LVV-ja të bisedoj me Listën Serbe dhe mos ta dijë Albin Kurti, është e pa mundur. /Gazeta10/