Analisti politik, Blerim Canaj ka analizuar kritikat e opozitës drejtuar Qeverisë së Kosovës lidhur me shpërthimin në veri.
Ai është ndalur tek deklarata e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës”.
Canaj ka thënë se incidentet në veri mund edhe të përdoren nga opozita për fushatë elektorale.
“Gjithmonë kur kihet parasysh që nëse vendi është në rrezik në çfarëdo forme, për kët arsye e përmenda edhe pjekurinë politike. A do ta përmendin pjekurinë dhe a kanë të drejtë? Po, se tekefundit është siguria e shtetit dhe e vendit”, ka thënë Canaj.
Por megjithatë në rastin e Haradinaj, Canaj ka thënë se ai e ka dëshmuar veten me kontributin e tij për vendin.
“Po more secili ka të drejtë me bajtë dert për sigurinë e vendit. Tashti meqënëse po mendet për Haradinaj, unë si qytetar i Republikës së Kosovës e shoh Haradinajn si të dëshmuar për këtë vend”, ka thënë Canaj. /Gazeta10/