
I pyetur se a mund të ndodhë shkëmbimi i policëve me të arrestuarin Llune, kryeministri Kurti ka thënë se në Kosovë ka sundim ligji. “Ne nuk bëjmë pazare dhe nuk e kuptoj se përse ju si gazetarë keni nevojë ta thoni dhe ta paraqitni një kërkesë të Serbisë”, tha Kurti raporton Gazeta10.
“Për çfarë shkëmbimi jeni duke folur, kush e ka kërkuar atë?” Ka pyetur Kurti gazetaren.
Ai tutje i është drejtuar gazetarëve që mos të flasin në emër të Beogradit duke imagjinuar kërkesat e tyre të mëvonshme.
Kurti tutje tha se krimineli Llune ka dosje të trashë të krimeve të kryera në Kosovë.
“Arrestimi i tij i ka hedhur në panikë të gjithë kriminelët, ata nuk kanë besuar dhe as imagjinuar që ai do të arrestohet ndonjëherë por ai ka ndodhë. Është paniku i madh i kriminelëve që është shndrruar në hakmarrje nga Serbia, tha Kurti.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kurti deklaroi se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në komunat veriore.
“Veprimi agresiv i djeshëm i Serbisë ishte hakmarrje ndaj policëve që po lufton krimin dhe intencë për eskalim dhe destabilziim në kohën kur ne kemi propozuar planin për de-eskalim dhe de-përshkkalëzim”, tha Kurti.
Tutje Kurti e ka dënuar kidnapimin e tre policëve dhe u ka bërë thirrje faktorëve ndërkombëtarët që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar.
“Serbia nuk ka ndryshuar në motive, qëllime dhe apetite, nuk është që po na befason me sjeljen e saj, por ajo që është e quditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtare ndaj sjelljeve të Serbisë”, tha Kurti. /Gazeta10/