Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

A po përdoret Rama nga ndërkombëtarët për ta shtyrë çështjen e Kosovës? Flet Fatos Lubonja

Gazeta10
09 June 2023 - 0:13

Analisti nga Shqipëria Fatos Lubonja ka deklaruar se pas dorëzimit të draft-statutit për Asociacionin tek krerët evropian, kryeministri shqiptar Edi Rama mund të përdoret nga faktori ndërkombëtar për ta shtyrë tutje çështjen e Kosovës.

Lubonja në Prime Time ka përmendur edhe deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Hill i cili sot tha se SHBA-ja ka probleme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Gazeta10.

“A kemi të bëjmë këtu me protagonizmin e Ramës që vendos se edhe kush do të jetë kryetar i opozitës në Shqipëri, edhe kush do ta qeverisë Kosovën, e çfarë duhet të ndodhë në Kosovë. Apo, këtu ka dicka më të madhe, më përtej. Rama është një instrument i përdorur nga ndërkombëtarët për ta shtyrë këtë çështje, e cila mendoj që është një çështje delikate. Nuk është aq e thjeshtë. Kur them këtë kam parasysh deklaratën e ambasadorit amerikan në Beorgad, i cili ka qenë një nga mbështetësit e bombardimeve, dhe tani sikur është bërë palë me Serbinë.”, u shpreh Lubonja.

Ai tha se ambasadori amerikan Christopher Hill në Beograd, sikur është bërë palë me Serbinë, derisa në të kaluarën ishte edhe mbështetës i bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

“Kur them këtë kam parasysh deklaratën e ambasadorit amerikan në Beorgad, i cili ka qenë një nga mbështetësit e bombardimeve, dhe tani sikur është bërë palë me Serbinë. Mos ka ndryshuar mendim qeveria amerikane, lidhur kjo me luftën në Ukrainë që është për interesat e tyre. Mos kemi të bëjmë me një ndryshim, dhe këtu kush krijonë probleme nga shqiptarët, e përdorin Ramën. Këto mundësi janë të hapura për mua.”, tha Lubonja në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.