Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“A po vrahen policët në Veri?!” – Debat i nxehtë në studion e Politikos

Gazeta10
02 Korrik 2024 - 21:08

Çështja e sovranitetit në veriun e vendit ngjalli debat mes komentatorit politik, Halil Matoshi dhe deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj.

Rexhaj në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, derisa po numëronte të arriturat e qeverisë Kurti, përmendi edhe situatën në Veriun e Mitrovicës, ku edhe mbeti një polic i vrarë gjatë vitit të kaluar.

Çka po fiton Kosova me juve z. Rexhaj?”, pyeti Matoshi.

“Integritet, shtrirje të sovranitetit, Forcim të FSK-së, deri në mëngjes t’i përmendi të arriturat e kësaj qeverie”, deklaroi Rexhaj duke u pasuar me një debat të ashpër rreth sigurisë dhe sovranitetit.

“Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës ka ekzistu prej qershorit të 99-tës”, deklaroi Matoshi.

“Me letra a po, kur thanë policia ra integriteti i Kosovës, a të sulmoi në Veri, a janë vra më herët polic në veri, e çka ka ndodh”, pyeti Matoshin Rexhaj.

“Edhe në Francë e Gjermani vriten policë, a është çështja e Vetvendosjes Politike apo policore?”, pyeti Matoshi./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.