Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK në përpjekje për ta rikthyer normalitetin në Kosovë

Gazeta10
20 July 2023 - 18:55

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka listuar disa veprime për të mos ardhur deri te situata aktuale politike në vend, teksa ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për ikje nga përgjegjësitë deri te sanksionet e ShBA-së.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj të enjten gjatë një takimi me përfaqësues të medieve e shoqërisë civile, tha se ikja nga marrëveshja është thikë pas shpine.

Tutje Haradinaj tha se Kosova është e sanksionuar nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se qëllimi i takimit është bashkëpunimi me shoqërinë civile për të arritur një rrugë drejt zhbllokimit të vendit nga kjo situatë.

Pas tryezës së diskutimit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, Haradinaj ka mbajtur edhe një konferencë për media duke thënë se do të vazhdojnë dialogun e brendshëm, për ta rikthyer Kosovën në normalitet.

Duke e cilësuar takimin si produktiv, Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria të koordinohet me mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës për rrugëtim drejt NATO-s dhe ecjen përpara në dialog me Serbinë.

Takimi i Haradinajt me shoqërinë civile dhe mediat është mbajtur i mbyllur për media, ndërkaq takime të ngjashme ka mbajtur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.