Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK thumbon LDK-në: Lumiri bënë mirë kur e kopjon Aleancën

Gazeta10
07 Shtator 2022 - 21:48

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas paralajmërimit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për bashkëbisedim me qytetarë.

Ardian Azemi – Zyrtar për Informim i kësaj partie, ka thënë se AAK-ja dhe Haradinaj gjithmonë kanë qenë të parët në ide e në vendime.

“AAK dhe Haradinaj gjithmonë kanë qenë të parët në ide e në vendime. Pra, Lumiri bënë mirë kur e kopjon AAK-në”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lumiri bënë mirë kur e kopjon Aleancën

Ramush Haradinaj ka nisur turin e tij nëpër Komunat e Kosovës për të bashkëbiseduar me qytetarë për temat nacionale dhe me interes të përgjithshëm.

E nisi me Prizrenin sot, të parën Komunë pas paralajmërimit për këtë formë të bashkëbisedimit me qytetarë para disa ditësh.

Ajo që më la përshtypje dhe besa edhe më bëri të ndihem mirë është paralajmërimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për bashkëbisedim me qytetarë. Kopje e Haradinajt por ia vlenë.

AAK dhe Haradinaj gjithmonë kanë qenë të parët në ide e në vendime.

Haradinaj gjithmonë iu ka pri proceseve, sepse, ndoshta nga lufta e ka mësuar se asgjë nuk ndodh natyrshëm.

Pra, Lumiri bënë mirë kur e kopjon AAK-në.

/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.