Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazi për Kurtin: S’ka fare strategji në dialog, e degradoi

Gazeta10
13 March 2024 - 21:59

Ish deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Albin Kurti nuk ka fare strategji në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, kjo qeveri e ka degraduar dialogun që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton gazeta10.

“Në momentin kur kemi ardhë ne në pushtet formulimi i raportit Kosovë – Serbi ka qenë njohje ligjërisht e obligueshme me njohjen në qendër. Në momentin e fillimit të negociatave është degraduar në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjeve të arritura duke përfshirë rikonfirmimin e marrëveshjes për Asociacionin”, ka thënë Abazi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Sipas tij, kjo kryeministri Kurti ka hyrë në dialog me Serbinë pa asnjë përgatitje paraprake. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.