Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abazi: Pranimi i Asociacionit nga Kurti do të ishte vetëvrasje politike

Gazeta10
27 February 2023 - 14:48

Deputeti aktualisht i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se do të ishte vetëvrasje politike e menjëhershme nëse kryeministri, Albin Kurti pranon marrëveshje për Asociacioni, cilado qoftë ajo.

Abazi në Facebook ka thënë “vetëvrasje politike e ngadaltë” do të ishte mospranimi i planit franko-gjerman.

“Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!”, ka shkruar ndër të tjera ai./Gazeta10

Shkrimi i plotë i Abazit:

Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog

Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasjee menjëhershme politike.

Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetvrasje politike e ngadaltë politike.

Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.