Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abazoviq: Nuk është qeveri e qëndrueshme ajo në të cilën nuk marrim pjesë

Gazeta10
11 June 2023 - 23:54


“Sonte fitoi Mali i Zi ekologjik, europian dhe civil” tha Dritan Abazoviq, lider i GP URA.

“Ky koalicion do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së Malit të Zi. Qëllimi është një shoqëri gjithëpërfshirëse”, tha Abazoviq.

Ai tha se kanë shumë punë për të bërë dhe se kjo është energji e re në Mal të Zi.

“Nuk ka rëndësi që ne ishim objektivi kryesor në fushata, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit”, tha ai.

Duke komentuar deklaratën e Milojko Spajiq, bartësit të listës së Lëvizjes Evropa tani, se nuk do të formojë qeveri me Urën, Abazoviq tha se “Kemi qeveri, presim parlamentin”.

“Kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar në radhë të parë është partneri ynë. Ne nuk shohim një qeveri të qëndrueshme në të cilën nuk marrim pjesë. Vetëm njerëzit që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk janë të pranueshëm për ne”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.