
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian konfirmoi se kanë hyrë në fuqi masat ndaj Kosovës.
Abdixhiku ka shkruar se si mund te jetë fitore për Kosovën, kur janë vendosur gjithë ato masa, ku përfshihen pezullim fondesh, takimesh të nivelit të lartë e pezullim i MSA.
Kryetari Abdixhiu thotë se është koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.
“Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani. Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, ka shkruar Abdixhiku.