Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Injorojeni propagandën, urrejtjen e përçarjen- Kosova ka punë më të mençura se sa të ngecë në moçalin e zymtësisë

Gazeta10
12 Gusht 2024 - 12:10

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo rrugë është një tjetër investim kapital në kryeqytet.

Abdixhiku ka shtuar se duhet të injorohet propaganda, urrejtja dhe përçarja.

“Rruga ‘Nekibe Kelmendi’, një investim tjetër kapital në Prishtinë. Një tjetër përkushtim i yni për fokus në gjëra që kanë rëndësi e që bëjnë vërtetë ndryshim! Për këtë duhet të jetë shërbimi publik! Për këtë LDK qëndron sot! Injorojeni propagandën, urrejtjen e përçarjen. Kosova ka shumë punë më të mençura para vetes se sa të ngecë në moçalin e zymtësisë.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.