Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku, Kurtit: Nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne

Gazeta10
25 Prill 2026 - 16:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po e vazhdon komunikimin në distancë me kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së kërkoi nga Kurti që të përcaktohet se “a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në”.

“Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, shkroi Abdixhiku.

Por, ai tha se nëse dëshironi marrëveshje politike me LDK-në, “atëherë flisni me ne”.

Ndër të tjera, Abdixhiku tha se LDK-ja mund ta propozojë edhe Vjosa Osmanin “nëse na i garantoni 66 vota për të”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.