Gazeta10

Abdixhiku mbështet reciprocitetin, fton institucionet për veprim e koordinim me ndërkombëtarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend, ku ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë si dhe ka dënuar veprimet destabilizuese në veri, shkruan Gazeta10.

Duke shprehur mbështetjen e tij për reciprocitetin me Serbinë, Abdixhiku ka thënë se kjo është e drejtë e çdo shteti sovran.

Tutje, Abdixhiku ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se koordinimi me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës është esencial.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.

Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri.

Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë