Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund në Kosovë

Gazeta10
22 Gusht 2024 - 12:58

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar disa rrugë të kryeqytetit.

E përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku është shprehur se në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund edhe në Kosovë.

Tutje, kryetari i LDK-së, deklaron se historia rrugore e Kosovës do të kompletohet brenda një mandati të vetëm.

“Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund edhe në Kosovë! Historia rrugore e Kosovës do të kompletohet brenda një mandati të vetëm. Tjetër tempo, tjetër mendësi, tjetër angazhim!”, shkroi Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.