
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka nderuar Enver Malokun, në 24 vjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta10.
Ai e ka quajtur atë si një intelektual të pashoq, dhe ëndërrimtar të lirisë.
Më tej, ai ka thënë se ai ka qenë bartës i dritares së informimit për lëvizjen më të madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.
Abdixhiku ka rikujtuar momentet e vrasjes së Malokut.
Këtu keni postimin e plotë:
“Nderuam Enver Malokun, në 24 vjetorin e e vrasjes së tij. Ai ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë – ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës. Mbi të gjitha, ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci.
Në Bregun e Diellit, pranë banesës së tij, ai u qëllia në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë. Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10