Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku pas takimit: Ndalja e pagave jo ligjore, Kosovës nuk i duhet konflikt

Gazeta10
02 September 2022 - 13:35

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj me qëllim të diskutimit të gjendjes së krijuar si pasojë e grevës së shpallur në të gjitha nivelet në arsim.

“LDK konsideron që dialogu mes sindikatave dhe Qeverisë është i domosdoshëm në një shoqëri demokratike. Po ashtu LDK e sheh tepër e nevojshme dhe të domosdoshme që palët të dialogojnë në mënyrë që sa më parë nxënësit të kthehen në shkollë, ndërsa mësimdhënësve t’u kthehet dinjiteti; ata janë njerëzit e qytetarët tanë dhe penalizimi në këtë krizë të rëndë ekonomike është gjëja e fundit që i duhet këtij vendi” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Pas takimit, për media, Abdixhiku ka thënë se ndalja e pagave është jo ligjore dhe Kosova nuk ka nevojë për konflikte.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.