Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abdixhiku: Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot!

Gazeta10
21 November 2023 - 11:05

Punimet në ‘Rrugën A’ pritet të rinisin sot. Kështu ka paralajmëruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, ka shkruar Abdixhiku, raporton gazeta10.

Sipas tij, vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe.

“Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.

Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë! 🛣️”, ka shkruar Abdixhiku në fazën e tij zyrtare në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.