
Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i partisë Limir Abdixhiku deklaroi se synimi mbetet shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke theksuar se ato nuk do të kishin kuptim në rrethanat aktuale.
Ai tha se LDK-ja mban qëndrimet e saj parimore, ndërkaq do të takohet një me një me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Do të përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk ka më kuptim. Ne kemi qëndrime parimore. Mund të shkojmë në takim me Kurtin, e më pas të shohim”, deklaroi kreu i LDK-së para mediave.