Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku viziton BIK-un për Fitër Bajram: Përherë të kujdesemi për njëri-tjetrin, të jemi më solidarë

Gazeta10
30 March 2025 - 13:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.

Gjatë kësaj vizite, Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së vlerave të Ramazanit gjatë gjithë vitit.

“Në emër të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës, i urova besimtarët për këtë festë të rëndësishme. Shpresoj që vlerat e muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë vlera njerëzore të popullit të Kosovës në çdo kohë. Përherë të kujdesemi për njëri-tjetrin, të jemi më solidarë dhe t’iu dalim në ndihmë gjithë atyre që kanë nevojë”, tha Abdixhiku.

Si çdo vit, Bashkësia Islame e Kosovës organizoi pritje përurimi në selinë e Kryesisë, ku liderët politikë u mirëpritën nga myftiu Naim Tërnava.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.