
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, e ka quajtur ‘Messiah – jashtëtokësorë’ partinë e kryeministrit Kurti, Vetëvendosjen.
Ai në Info10 tha se VV-ja është parti politike që “i fut duartë edhe atje ku nuk duhet”, dhe se për këtë subjekt politik të gjithë janë të korruptuar, shkruan Gazeta10.
“Mendohet që politika është aq ndershme sa është përmbi gjykatën, mësimdhënësit janë të korruptuar, dhe këta Messiah, jashtëtokësor kanë zbritur me ndreq punë në Kosovë. Deri në atë masë shkon arroganca. Kur ajo parti politike i shtin duart edhe atje ku nuk duhet. Kur një kryeministër shpjegon se si ka ndodhur një ngjarje, kur një tjetër thotë se ky analist s’duhet të jetë këtu, kur ndodh korrupsioni”, tha Abdullahu në Info10. /Gazeta10