
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka kritikuar partinë në pushtet, Vetëvendosje e cila sipas tij, sa ishte në opozitë akuzonte pushtëtarët e kaluar për mosliberalizim të vizave, derisa e njëjta tani nuk ka vepruar në këtë process.
“Ka ekzistuar rrethana në atë kohë kur VV-ja ishte në opozitë dhe akuzonte gjithë të tjerët se qytetarët e Kosovës nuk i kanë vizat për shkak se pushtetarët janë të korruptuar, e s’po dinë të bëjnë politikë. Tash shtrohet pytja, çka ndodhi, pse nuk u konkretizuan këto viza?”, tha Abdullahu në Info10./Gazeta10